Bi Credit mbështet Klubin KH. Kastrioti – Investim në sportin dhe rininë
Bi Credit vazhdon angazhimin e tij duke u bërë sponsor dhe partner i Klubit KH. Kastrioti nga Ferizaj. Kjo mbështetje përfaqëson një hap të rëndësishëm në përkrahjen e sportit, zhvillimin e talenteve të reja dhe promovimin e vlerave pozitive në shoqëri.
Si institucion financiar jo bankar i përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe social, Bi Credit beson fuqishëm se sporti luan një rol kyç në edukimin, disiplinën dhe motivimin e të rinjve. Përmes këtij partneriteti me Klubin KH. Kastrioti, synojmë të kontribojmë në krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe në ngritjen e mëtejshme të klubit në arenën sportive.
Klubi KH. Kastrioti është një simbol i traditës sportive dhe një vatër e rëndësishme për zhvillimin e hendbollit lokal. Me këtë bashkëpunim, Bi Credit rikonfirmon përkushtimin e tij për të qenë pranë iniciativave që fuqizojnë komunitetin dhe krijojnë mundësi për gjeneratat e reja.
Ne besojmë se së bashku do të arrijmë suksese të reja dhe do të kontribojmë në një të ardhme më të ndritur për sportin .

