BiCredit dhe Kolegji AAB kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës të dy palët pajtohen që të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik. Falë kësaj marrëveshjeje, studentët e Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB do të kenë mundësi të kryejnë praktikën në BiCredit. BiCredit u shpreh i  gatshëm t’i inkuadrojnë studentët në aktivitete të ndryshme që i organizon ose është pjesëmarrëse. Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e bëri drejtori i BICredit, Astrit Dobra, si dhe drejtori i degës  së Kolegjit AAB në Ferizaj, Medain Hashani. Me këtë rast, z.Dobraj theksoi se studentët të cilët do të tregohen të suksesshëm gjatë punës praktike, do të kenë mundësi të inkuadrohen edhe në marrëdhënie pune në këtë institucion. Në bazë të marrëveshjes, punën praktike prej 1 deri në 3 muaj do të mund ta kryejnë studentët e vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik, të Kolegjit AAB.